Njihe moderatorin

40 Years ZELS

Shërbimi kualitativ i moderatorëve të certifikuar - faktor i rëndësishëm për një zbatim më të madh të ,,Forumeve në bashkësi” në komunat

BNJVL vazhdon me realizimin e aktiviteteve për përmirësim të kualitetit të shërbimeve për 37 moderatorët e certifikuar për zbatim të veglës së qytetarëve ,,forume në bashkësi”. Më 23 mars, 2016, në hapësirat e Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së u mbajt punëtori në të cilën u ftuan të gjithë moderatorët e certifikuar, përfaqësues të Agjensionit Zvicëran për bashkëpunim dhe zhvillim (SDC), nga Njësia për koordinim të forumeve, si dhe ekspertë të Programit, me qëllim mundësimi të shkëmbimit të zbatimit të deritanishëm të sesioneve të forumeve në komuna, të barten sfidat por edhe të përcaktohen mënyrat e tejkalimit të tyre.

SH P A LL J E për paraqitjen e komunave për zbatimin e FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2016

Programi “Forume në bashkësi” i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me BNJVL-në shpall SH P A LL J E për paraqitjen e komunave për zbatimin e FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2016

Zgjedhja e moderatorëve të certifikuar të forumeve është në fazë përfundimtare

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë-BNJVL, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të saj nga fillimi i vitit të kaluar përfshiu edhe procesin e certifikimit të moderatorëve të forumeve. Me rrethin e tretë, të fundit të certifikimit të zbatuar dhe realizuar nga ana e BNJVL-së, në listën e moderatorëve të certifikuar janë regjistruar gjithsej 37 persona. Një numër më i madh i tyre tashmë kanë krijuar dhe shpallur profil në faqen e internetit www.forumski-moderatori.mk , që është në funksion tashmë tri vite, ndërsa është zhvilluar për nevojat e moderatorëve dhe të komunave. Duke pasur parasysh atë që zgjedhja e dhjetë komunave të reja të cilat do të zbatojnë forumin buxhetor në komunë ka përfunduar, në rrjedhë është procedura për zgjedhjen e moderatorit të forumit.

Trajanovski dhe ambasadori, Lazaroto do t’ia dorëzojnë çertifikatat 12 moderatorëve të rinj për udhëheqjen e “Forumeve në bashkësi”

Nesër më 05 qershor të vitit 2014 (e enjte) me fillim prej orës 10.00, në hotelin “Holidej In”, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL, do të organizojë ceremoni solemne për shpërndarjen e çertifikatave për “Forumet në bashkësi”.

BNJVL në mënyrë aktive po përgatitet për ndërmerrjen e tërësishme të rolit kryesues në zbatimin e forumeve në bashkësi

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL, gradualisht do të marrë rolin kryesues në përkrahjen e pushteteve lokale në vend, për shfrytëzim aktiv të „forumeve në bashkësi“ – instrument për pjesëmarrje qytetare. Tashmë tetë vjet, një numër i madh komunash, nëpërmjet realizimit të sesioneve të forumit u mundësojnë qytetarëve të tyre pjesëmarrje aktive në zgjedhjen e problemeve prioritare në nivel lokal, në miratimin e vendimeve me të cilat do t’u mundësohet përmirësimi i kushteve të jetesës në zonën e tyre. Nga realizimi i „forumeve në bashkësi“ ka dobi dhe vetë pushteti lokal, i cili në këtë mënyrë zhvillon vetëqeverisje lokale transparente dhe llogaridhënëse, gjegjësisht siguron që administrata komunale të zhvillojë qeverisje lokale përgjegjëse dhe pjesëmarrëse në të cilën qytetarët do të kenë besim. Këshillet në gjithsej 52 komuna nga vendi e institucionalizuan shfrytëzimin e këtij mjeti, duke e përfshirë si formë të re të pjesëmarrjes së qytetarëve në statutet e komunave dhe të njëjtin e shfrytëzojnë në mënyrë aktive.