Shërbimi kualitativ i moderatorëve të certifikuar - faktor i rëndësishëm për një zbatim më të madh të ,,Forumeve në bashkësi” në komunat

BNJVL vazhdon me realizimin e aktiviteteve për përmirësim të kualitetit të shërbimeve për 37 moderatorët e certifikuar për zbatim të veglës së qytetarëve ,,forume në bashkësi”. Më 23 mars, 2016, në hapësirat e Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së u mbajt punëtori në të cilën u ftuan të gjithë moderatorët e certifikuar, përfaqësues të Agjensionit Zvicëran për bashkëpunim dhe zhvillim (SDC), nga Njësia për koordinim të forumeve, si dhe ekspertë të Programit, me qëllim mundësimi të shkëmbimit të zbatimit të deritanishëm të sesioneve të forumeve në komuna, të barten sfidat por edhe të përcaktohen mënyrat e tejkalimit të tyre.

Më shumë ::

SH P A LL J E për paraqitjen e komunave për zbatimin e FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2016

Programi “Forume në bashkësi” i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me BNJVL-në shpall SH P A LL J E për paraqitjen e komunave për zbatimin e FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2016

Më shumë ::

Zgjedhja e moderatorëve të certifikuar të forumeve është në fazë përfundimtare

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë-BNJVL, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të saj nga fillimi i vitit të kaluar përfshiu edhe procesin e certifikimit të moderatorëve të forumeve. Me rrethin e tretë, të fundit të certifikimit të zbatuar dhe realizuar nga ana e BNJVL-së, në listën e moderatorëve të certifikuar janë regjistruar gjithsej 37 persona. Një numër më i madh i tyre tashmë kanë krijuar dhe shpallur profil në faqen e internetit www.forumski-moderatori.mk , që është në funksion tashmë tri vite, ndërsa është zhvilluar për nevojat e moderatorëve dhe të komunave. Duke pasur parasysh atë që zgjedhja e dhjetë komunave të reja të cilat do të zbatojnë forumin buxhetor në komunë ka përfunduar, në rrjedhë është procedura për zgjedhjen e moderatorit të forumit.

Më shumë ::

Trajanovski dhe ambasadori, Lazaroto do t’ia dorëzojnë çertifikatat 12 moderatorëve të rinj për udhëheqjen e “Forumeve në bashkësi”

Nesër më 05 qershor të vitit 2014 (e enjte) me fillim prej orës 10.00, në hotelin “Holidej In”, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL, do të organizojë ceremoni solemne për shpërndarjen e çertifikatave për “Forumet në bashkësi”.

Më shumë ::

Mirë se vini në internet nënfaqen e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë-BNJVL për projektin ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve”.

Për të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet të cilat janë pjesë e këtij projekti do të informoheni në kohë pikërisht në këtë ueb-nënfaqe të cilën BNJVL e zhvilloi ekskluzivisht për projektin ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve”, me qëllim të informimit më të shpejtë dhe në kohë të palëve të interesuara për vetë procesin e çertifikimit të moderatorëve të përfshirë në Forumet e bashkësisë.

Projekti ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve”

“Çertifikim i moderatorëve të forumeve” është fazë e avancuar e programit ,,Forume në bashkësi”, të cilën BNJVL e zbaton në bashkëpunim me Agjensionin Zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim-SDC. Implementimi i projektit ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve” filloi në dhjetor, 2011, ndërsa u parashikua që me aktivitetet të rrumbullakësohet deri në qershor 2014. Ky projekt paraqet fazë të avancuar të projektit të deritanishëm ,,Forume në bashkësi”, që BNJVL e zbatoi nga viti 2009 deri në vitin 2011, ndërsa me të cilin 50 komuna e institucionalizuan veglën-Forume në bashkësim përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të statuteteve të tyre, me çka rregullohet pjesëmarrja e drejtpërdrejt e qytetarëve në miratimin e vendimeve me rëndësi lokale.