Njihe moderatorin

Biljana Stevanovska

Ko-moderator i forumit projektues dhe buxhetor Aerodrom. Me përvojë prej 22 vjet në menaxhim me ekip, planifikim organizues. Gjashtë vjet këshilltar për vetëpunësim. Në vitin 1995 ishte lobiste për themelimin e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifik
40 Years ZELS

Zgjedhja e moderatorëve të certifikuar të forumeve është në fazë përfundimtare

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë-BNJVL, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të saj nga fillimi i vitit të kaluar përfshiu edhe procesin e certifikimit të moderatorëve të forumeve. Me rrethin e tretë, të fundit të certifikimit të zbatuar dhe realizuar nga ana e BNJVL-së, në listën e moderatorëve të certifikuar janë regjistruar gjithsej 37 persona. Një numër më i madh i tyre tashmë kanë krijuar dhe shpallur profil në faqen e internetit www.forumski-moderatori.mk , që është në funksion tashmë tri vite, ndërsa është zhvilluar për nevojat e moderatorëve dhe të komunave. Duke pasur parasysh atë që zgjedhja e dhjetë komunave të reja të cilat do të zbatojnë forumin buxhetor në komunë ka përfunduar, në rrjedhë është procedura për zgjedhjen e moderatorit të forumit. Zgjedhja e moderatorëve kryhet nga ana e komunës, por si burim kryesor të informacionit u shërben faqja e internetit ku më detajisht mund të informohen për arsimin, përvojën dhe interesat e moderatorit të certifikuar. BNJVL drejtpërdrejtë është përfshirë në këtë proces përmes informimit të komunave, përkrahja gjatë sigurimit të informacioneve për moderatorë, ndërsa Njësia për koordinim të forumeve NJKF e koordinon procesin e zgjedhjes, përkrahjen teknike, logjistike dhe të ekspertëve të komunave për fillimin me proceset e forumit.                                                                                                                      Me qëllim mundësimi të një zgjedhjeje më të shpejtë, më efikase dhe transparente të moderatorit, BNJVL në këtë faqe interneti i shpall edhe dokumentet të cilat u ndihmojnë komunave për zgjedhjen e EKIPIT për organizim të forumeve në komuna, përfshirë këtu edhe moderatorët. Në shtojcë edhe materialet për zgjedhjen e EKIPIT për organizim të sesioneve të forumeve:                                                     Konform aktiviteteve, BNJVL do të zbatojë monitorim të punës së moderatorëve, por edhe në mënyrë indirekte të vetë procesit të forumit në komunat të cilat do t’a zbatojnë forumin buxhetor në këtë cikël, ndërsa te disa prej tyre edhe të sesioneve të fundit të forumit nga cikli paraprak. Kjo është në drejtim të kontrollit të kualitetit të moderatorëve dhe përkrahja e të njëjtëve përmes trajnimeve plotësuese, pjesëmarrjes në sesionet e forumeve etj.

Oglas OglasTor Tor