Njihe moderatorin

Valentina Çiçeva

Moderator për forume të projekteve në kuadër të programit: Forume në bashkësi në komunat Manastir, Aerodrom, Draçevë, Shuto Orizarë. Moderator për forume buxhetore në kuadër të programit: Forume në bashkësitë, Berovë, Makedonski Brod, Aerodrom Konsulent
40 Years ZELS

Trajanovski dhe ambasadori, Lazaroto do t’ia dorëzojnë çertifikatat 12 moderatorëve të rinj për udhëheqjen e “Forumeve në bashkësi”

Анимал медика trajanovski-dhe-ambasadori-lazaroto-do-tia-dorzojn-ertifikatat-12-moderatorve-t-rinj-pr-udhheqjen-e-forumeve-n-bashksi-

Nesër më 05 qershor të vitit 2014 (e enjte) me fillim prej orës 10.00, në hotelin “Holidej In”, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL, do të organizojë ceremoni solemne për shpërndarjen e çertifikatave për “Forumet në bashkësi”. Gjithsejt 27 kandidatë morrën këtë çertifikatë por në këtë ceremoni çertifikatë do të fitojnë 12 kandidatë të rinj. Ata në muajt shkurt – maj, këtë vit, i ndoqën trajnimet dhe me sukses e morrën provimin me gojë dhe me shkrim. Moderatorëve të rinj, certifikiatat do t’ia dorëzojnë kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski dhe ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, E.T. Stefano Lazaroto. Në ceremoni do të marrin pjesë kryetarë, këshilltarë, përfaqësues të administratës komunale dhe organizatat e qytetarëve që i implementojnë forumet në komunat në vendin tonë.

BNJVL në realizim të projektit “Çertifikimi i moderatorëve të forumit”, fazë përparimtare nga projekti “Forumet në bashkësi” i përkrahur nga Agjencia Zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim (SDC) vendosi standard për vërtetim të cilësisë në lëminë e moderimit të ,,forumeve në bashkësi”, duke vendosur proces të kompletuar për marrjen e çertifikatës së moderatorëve, shërbimet e të cilëve janë në dobi të komunave që e shfrytëzojnë këtë formë më të re të pjesëmarrjes së qytetarëve në pushtetin lokal. Qëllimi i këtij projekti është të sigurohen persona të trajnuar për mbajtjen e forumeve efikase tematike, ku qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në marrjen e vendimeve që janë të rëndësishme për jetën e tyre në komunë. Në këtë proces moderatori ka një rol të rëndësishëm që në mënyrë efektive t’a drejtojë komunikimin gjatë zbatimit të seancave në “Forumet në bashkësi”.

Deri më tani, në gjithsejt 52 komuna në vendin tonë, këshillet komunale zgjedhën ndryshime statutare, me ç’rast si formë të re të pjesëmarrjes së qytetarëve të pushtetit lokal e institucionalizuan edhe “Forumin në bashkësi”. Me këtë u mundësua që popullata në mënyrë më aktive të përfshihet në sjelljen e vendimeve të rëndësishme për jetën e tyre në komunë, kurse pushtetit lokal i mundëson që të zhvillojë praktikë më të sukseshme të transparencës në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme me vlerë lokale, siç janë përcaktimi i prioriteteve në intervenimet infrastrukturore, forumet buxhetore dhe ndërkomunale, forumet për përkrahjen e proceseve dhe të tjera.

Lista e moderatorëve të çertifikuar do të vendoset në ueb faqen e BNJVL-së www.forumski-moderatori.mk, në të cilën komunat do të kenë mundësi të zgjedhin moderatorë të çertifikuar për zbatimin e “Forumeve në bashkësi”.