Njihe moderatorin

40 Years ZELS

Shërbimi kualitativ i moderatorëve të certifikuar - faktor i rëndësishëm për një zbatim më të madh të ,,Forumeve në bashkësi” në komunat

Анимал медика shrbimi-kualitativ-i-moderatorve-t-certifikuar-faktor-i-rndsishm-pr-nj-zbatim-m-t-madh-t-forumeve-n-bashksi-n-komunat

BNJVL vazhdon me realizimin e aktiviteteve për përmirësim të kualitetit të shërbimeve për 37 moderatorët e certifikuar për zbatim të veglës së qytetarëve ,,forume në bashkësi”. Më 23 mars, 2016, në hapësirat e Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së u mbajt punëtori në të cilën u ftuan të gjithë moderatorët e certifikuar, përfaqësues të Agjensionit Zvicëran për bashkëpunim dhe zhvillim (SDC), nga Njësia për koordinim të forumeve, si dhe ekspertë të Programit, me qëllim mundësimi të shkëmbimit të zbatimit të deritanishëm të sesioneve të forumeve në komuna, të barten sfidat por edhe të përcaktohen mënyrat e tejkalimit të tyre. Në këtë mënyrë BNJVL gradualisht përforcon rolin e saj në një partner të sigurt që do të vazhdojë përkrahjen e realizimit të kësaj vegle të qytetarëve në komuna, si një segment të rëndësishëm nga përforcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendim-marrjes në nivel lokal, siguron punë transparente të komunave dhe paraqet segment të rëndësishëm për demokratizimin e mbarë shoqërisë.   

Në punëtori të pranishmit diskutuan mbi mënyrat se si komunat në mënyrë më masive t’a zbatojnë këtë koncept të qytetarëve dhe për mundësitë lidhur me përmirësimin e vetë modelit të zhvillimit të sesioneve të forumeve edhe pas përfundimit të përkrahjes dhjetëvjeçare të donatorëve, kur pushtetet lokale merrnin edhe përkrahje financiare gjatë zbatimit të sesioneve të forumeve. U konkludua se është e nevojshme që në kohë dhe në mënyrë të plotë të informohet kryetari i komunës lidhur me përfitimet e zbatimit të veglës në fjalë, përforcimi i rolit të koordinatorëve  komunalë si përfaqësues të etabluar nga komunat të cilat nuk arrijnë të ngrejnë vetëdijen te administrata lokale dhe këshilltarët lidhur me nevojën e rritjes së përqindjes të vendimeve të miratuara në nivel në të cilat është dëgjuar zëri dhe propozimi i qytetarët; ekipe të trajnuara mirë në nivel lokal të cilat në një mënyrë të thjeshtë do t’i bartnin propozimet nga komuna, veçanërisht ato të cilat kanë të bëjnë me buxhetin e pushtetit lokal para popullatës; pastaj bashkëpunimi më i madh midis komunave që të marrin përvoja më të mëdha për zbatimin e forumeve dhe sigurimin e trajnimit “Budget friendly” për personat kyçë nga ana e komunave (përgjegjës për financa, koordinatorë komunalë) në pjesën e prezantimit të buxhetit para qytetarëve.

Lidhur me përforcimin e kapaciteteve të moderatorëve të certifikuar u përmend rëndësia e një koordinimi të vazhdueshëm të ndërsjellë dhe shkëmbimi i përvojave, që në të vërtetë BNJVL nga viti i kaluar e përkrah në mënyrë intensive. Moderatorë me përvojë edhe në këtë trajnim prezantuan për leksionet e mësuara dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar të njëjtët gjatë viteve të kaluara gjatë moderimit të llojeve të ndryshme të forumeve. Informimi në kohë për një pjesëmarrje sa më të madhe të moderatorëve të sesioneve të kolegëve të tyre edhe kur të njëjtët nuk moderojnë, me qëllim të marrjes së një përvoje sa më të madhe lidhur me menaxhimin e suksesshëm dhe realizimin e mëtejmë të forumeve të realizuara dhe roli i moderatorëve të mos jetë vetëm koordinator i sesioneve por edhe ai t’i nxisë pushtetet lokale të ballafaqohen sa më tepër me  qytetarët e tyre gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme për qytetarët, duke përmendur dobitë që siguronin ,,forumet në bashkësi”.