Njihe moderatorin

Biljana Stevanovska

Ko-moderator i forumit projektues dhe buxhetor Aerodrom. Me përvojë prej 22 vjet në menaxhim me ekip, planifikim organizues. Gjashtë vjet këshilltar për vetëpunësim. Në vitin 1995 ishte lobiste për themelimin e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifik
40 Years ZELS

SH P A LL J E për paraqitjen e komunave për zbatimin e FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2016

Анимал медика sh-p-a-ll-j-e-pr-paraqitjen-e-komunave-pr-zbatimin-e-forumit-buxhetor-gjat-vitit-2016

Programi “Forume në bashkësi” i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me BNJVL-në shpall

 

SH P A LL J E

për paraqitjen e komunave

për zbatimin e FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2016

 

Programi “Forume në bashkësi” është platformë për zhvillim e cila ka për qëllim: (1) qytetarët ta përmirësojnë jetën e vet përmes pjesëmarrjes personale dhe me ide të veta dhe (2) autoritetet lokale të zhvillojnë qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Programi ka për qëllim të mbështesë pjesëmarrjen civile dhe zhvillimin e bashkësive në nivel lokal përmes organizimit të sesioneve të forumit. Përmes forumeve buxhetore komuna bashkë me qytetarët do ta krijojë buxhetin komunal për vitin 2017.

 

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë të cilat paraprakisht kanë marrë pjesë në Programin “Forume në bashkësinëme realizimin e çfarëdo lloji të forum-it/eve (projektues, tematik, ndërmjet komunave ose forum buxhetor) dhe të cilat e kanë përfshirë forumin në Statutin e komunës.

 

Aplikacioni i plotë së bashku me udhëzimin për paraqitje duhet të merret prej ueb-faqes së Programit “Forume në bashkësi”: www.forumivozaednicata.com.mk ose prej ueb-faqes të BNJVL: www.zels.org.mk.    

 

Formularët për paraqitje të plotësuar saktë me të gjitha dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në Njësinë për Koordinim të Forumeve në adresën e mëposhtme me postë ose me dërgues: 

Njësia për Koordinim të Forumeve

rr. “Pirinska” nr. 45/2/13,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

 

Afati i paraqitjes është 04 mars të vitit 2016. Për informacione plotësuese kontaktoni Irena Spirkovska, koordinatore për programin dhe marrëdhëniet me opinionin  (tel. +389 2 3119 106). 

 

Drejtime për paraqitjen e forumit buxhetor    

Paraqitje për NJVL për forumin buxhetor