Njihe moderatorin

Vesa Shkortova

Përvojë pesëmbëdhjetë vjeçare në zhvillimin e bashkësive lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në sjelljen e vendimeve në nivel lokal. Përvojë në menaxhimin, entuziazmin dhe aftësinë për punën në grup.
40 Years ZELS

Projekti ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve”

Projekti ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve”

                Çertifikim i moderatorëve të forumeve” është fazë e avancuar e programit ,,Forume në bashkësi”, të cilën BNJVL e zbaton në bashkëpunim me Agjensionin Zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim-SDC. Implementimi i projektit ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve” filloi në dhjetor, 2011, ndërsa u parashikua që me aktivitetet të rrumbullakësohet deri në qershor 2014. Ky projekt paraqet fazë të avancuar të projektit të deritanishëm ,,Forume në bashkësi”, që BNJVL e zbatoi nga viti 2009 deri në vitin 2011, ndërsa me të cilin 50 komuna e institucionalizuan veglën-Forume në bashkësim përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të statuteteve të tyre, me çka rregullohet pjesëmarrja e drejtpërdrejt e qytetarëve në miratimin e vendimeve me rëndësi lokale.

                Aktivitetet e para nga projekti ,,Çertifikim i moderatorëve të forumeve” u realizuan në mesin e vitit 2012, kur BNJVL i zhvilloi materialet e domosdoshme për përgatitjen e kandidatëve të interesuar për dhënien e provimit, ndërsa këto janë Doracaku për dhënien e provimit për çertifikim të moderatorëve të forumeve, pyetje dhe shembuj të studimit në rast. Doracaku për dhënien e provimit për moderatorë të çertifikuar të forumeve është udhëzues praktik për vetë procesin e moderimit, ndërsa në to janë përmbajtur të gjitha pyetjet të cilat gjithashtu janë zhvilluar për nevojat e provimit. Çdonjëri prej kandidatëve të paraqitur që ka plotësuar kriteret e shënuara në thirrje do të duhet të kalojë në trajnimin që do t’a organizojë BNJVL Qendra e Trajnimeve-BQT. Pastaj do të jepet pjesa e parë e provimit, e përbërë nga dy pjesë, me shkrim dhe gojarisht. Në pjesën e shkruar çdonjëri nga kandidatët e paraqitur do të merr kombinim nga 20 pyetje të cilat janë zgjedhur nga kompjutori, ndërsa kandidati do të duhet të rrethojë njërën nga 3 përgjigjet e ofruara. Kandidati i cili me sukses do t’a japë pjesën me shkrim do të duhet t’i vërtetojë kaulitetet dhe aftësitë e tij për  moderator dhe fascilitator para Komisionit për çertifikim. Anëtarët e komisionit do t’i japin studim të caktuar të rastit, respektivisht shembull real nga moderimi gjatë sesioneve të forumeve. Konform dinamikës së përcaktuar me projektin, provimi i parë duhet të organizohet në muajin qershor, të këtij viti, dhe i njejti do të zbatohet nga ana e BNJVL Qendrës së Trajnimeve-BQT.